Takimi i Alesjas dhe Neritanit solli shumë diskutime, të cilat sollën debate midis tyre.

Një ndër problemet të cilat Alesja e diskutoi ishte mosha e Neritanit dhe dëshira e tij për tu bërë prind sa më shpejt.

Diferenca 10 vjeçare e moshës midis tyre solli disa mospëlqime nga ana e Alesjas e cila thotë se prioritet për momentin ka shkollën, duke theksuar  se nuk e mendon të bëhet prind në atë moshë.

Ndërsa Neritani tha se kushtet merren parasysh përpara se të shprehësh dëshirën për ta njohur më shumë një person.

Sipas tij Alesja duhet t’i kishte marrë parasysh situatat përpara se të niste njohjen me të por tha se do të gjejnë një rrugë të përbashkët të pëlqyeshme për të dy.

Top Channel