Miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Ukrainës, kryebashkiakut i Kiev merr vendimin në lidhje me skulpturën e epokës sovjetike

25/04/2022 16:54

Një skulpturë e epokës sovjetike në qendër të kryeqytetit ukrainas do të shembet këto ditë sipas nëj njoftimi të kryebashkiakut të Kievit Vitali Klitschko.

Kjo skulpturë përkujton miqësinë midis rusëve dhe ukrainasve dhe është realizuar që në vitin 1982, për të kujtuar ribashkimin e Ukrainës me Rusinë

“Këtë javë ne do të çmontojmë një skulpturë prej bronzi të dy punëtorëve, të ngritur në 1982 për të përkujtuar ribashkimin e Ukrainës me Rusinë”, tha Klitschko. “Tetë metrat e metalit të të ashtuquajturës miqësia e dy popujve do të hiqen nga qendra e Kievit”.

Një hark titani në formë ylberi shtrihet mbi monumentin, i cili është vendosur në një pamje të përgjithshme piktoreske. Klitschko tha se harku, i quajtur fillimisht Harku i Miqësisë së Popullit  do të mbetet, por vetëm se do të riemërohet dhe do të theksohet me ngjyrat e flamurit ukrainas.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA