Mbështetës i Bashës, zgjedhjet e “Rithemelimit” në Devoll i fiton Elvis Hajderlli

25/04/2022 19:58

Elvis Hajderlli ka fituar zgjedhjet për kreun e degës së Partisë Demokratike në Devoll.

Hajderlli, i pozicionuar në anën e Lulzim Bashës arriti të grumbullojë 599 vota, një diferencë e qartë, krahasuar me Arben Mizën që mori 197 vota, Aleks Xhaçin që grumbulloi 105 vota. Klevis Milo mori pëlqimin e 35 demokratëve, Ervisa Kaso 30, ndërsa Çlirim Hoxha mori 10 vota.

Procesi i votimit,  i thirrur nga Grupi i Rithemelimit, u mbajt këtë të hënë në 9 degë, ndërsa prej javësh zgjedhjet janë zhvilluar në shumicën e degëve të vendit, ndërsa pritet që procesi të përfundojë këtë javë.

Top Channel