2 qese me drogë në bagazhin e makinës gati për shitje/ Kontrolli ‘fundos’ dy persona në Mirditë

25/04/2022 10:40

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për trafikim droge.

Pas një hetimi disa javor për 2 persona që do të transportonin me automjetin e tyre një sasi lënde narkotike në bashkëpunim me njëri tjetrin për shitje, gjatë pasdites së djeshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar ” Repsi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Reps, Mirditë, automjeti është kndaluar për kontroll, dhe në bagazh të automjetit, janë gjetur 2 qese të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike e cila pas peshimit rezultoi 9 kilogramë.

Si pasojë, u arrestua A. Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim drejtuesi i mjetit, D. P., 53 vjeç, banues në Pukë, i cili gjatë ndërhyrjes së policisë, ka mundur të largohet.  Vijojnë kontrollet dhe krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim”.

Top Channel