Pranvera është një nga stinët kur tek ne ndodh një çekuilibrim hormonal. Ato që vërehen janë lodhja, nervoziteti apo trishtimi. Por çfarë evidentojnë ekspertët e shëndetit mendor në këtë periudhë.
Arjana Rreli, mjeke: Dominojnë gjendjet e ankthit në pranverë, por së fundi kemi parë jo pak edhe psikoza, që tashmë janë më tw hasura edhe tek brezi i ri. Psikozat janë më shumë të lidhura me probleme traumatike, që nisin si një presion i madh për sistemin nervor, dhe që pastaj shfaqen si mendime, ide që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.
Në qendrën komunitare ku ne ofrojmë shërbim mund ta përfundonim një vit me 4000-4500 vizita në total. Sot që ne flasim jemi tek 2500 vizita dhe kini parasysh, që jemi vetëm në prill. Moshat më të riskuara janë 20-40 vjeç, ndërkohë që nuk përjashtojmë edhe moshën e tretë, e cila po vuan shumë vetminë, po vuan ndryshimet shumë të shpejta, duke i çuar në problem që më së shumti janë të lidhura më demencën.
Po t’i referohemi ditës së sotme, punës deri në mesditë, unë kam zhvilluar 7 vizita me pacientë, që vinin për herë të parë. Në këta 7 pacientë, 6 ishin më ankth që është patologjia më e shprehur dhe që ka më pak komplekse për t’u treguar, dhe 1 ishte rast i referuar nga familjarët, për psikozë.
Top Channel