Pashkët ortodokse në Ukrainë/ Zelensky mesazh: Asgjë nuk mund ta mposhtë vendin tonë

24/04/2022 16:00

Ukrainasit të dielën shënuan një Pashkë të zymtë ortodokse nën sulmet e pushtuesve rus, me lutje për ata që janë në vijë të parë të frontit të luftës dhe të tjerët që janë të bllokuar në qytetet siç është Mariupoli.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim nga Katedralja e Shën Sofisë, në qendër të Kievit.

Zelensky: Vitin e kaluar e festuam Pashkën në shtëpi për shkak të pandemisë. Edhe këtë vit ne festojmë ringjalljen e Krishtit jo si dikur. Për shkak të një virusi tjetër. Për shkak të murtajës së quajtur luftë.Kërcënimi i vitit të kaluar dhe ai i këtij viti janë bashkuar:, por  asgjë nuk mund ta mposhtë Ukrainën. Zot Shpëtoni të gjithë ukrainasit! Ne nuk sulmuam askënd, prandaj na jepni mbrojtje. Ne kurrë nuk kemi shkatërruar kombe të tjera, kështu që mos lejoni që dikush të na shkatërrojë.

Edhe pse disa katedrale janë pjesë e Patriarkanës së Moskës, banorët që shkuan të luteshin , thonë se ata nuk vijnë në një kishë specifike, por “te Zoti”.

Nuk më intereson nëse është patriarkana ruse apo ukrainase, ajo që ka rëndësi është që të mos ketë luftë. Rusia duhet të shporret”, shprehet një ukrainas.

Ne erdhëm te Zoti, jo në një kishë specifike. Kjo është ajo që ka rëndësi per ne”, thotë një tjetër.

Pashkët Ortodokse janë shënuar pikërisht në ditën kur janë mbushur dy muaj që prej kur Rusia ka nisur luftën në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA