Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në Tiranë.

Mësohet se një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 45 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues H. T., 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel