Krishti u ngjall për  qindra besimtarë ortodoksë në kryeqytet që u bënë bashkë në katedralen ringjallja e Krishtit ku ndoqën meshën e pashkës, festës më të madhe të besimit të tyre.

Pas 2 vitesh pandemi, sivjet qytetarët mundën të jenë fizikisht në meshë dhe të marrin prej andej dritën e Krishtit dhe ta çojnë në shtëpitë e tyre për të sjellë mirësi e begati.

Në meshë  ishte edhe  ambasadorja amerikane në tiranë Yuri Kim dhe nga diplomate e politikanë të besimit ortodoks.

Ngjallja e Krishtit për besimtarët ortodoks simbolizon fitimin e jetës mbi vdekjen dhe shihet si një pastrim nga mëkatet dhe rilindje e shpresës.

 

Top Channel