Këshilli i lartë i Prokurorisë merr vendimin, Thoma Jano do të ketë statusin e magjistratit deri në moshën 70 vjeç

24/04/2022 10:52

Zëvendës Prokurori i përgjithshëm Thoma Jano do të ketë statusin e magjistratit deri në moshën 70 vjeç.

Anila Hoxha raporton se kjo u vendos me vota unanime nga qeveria e prokurorisë, njohur ndryshe si Këshilli i lartë i Prokurorisë mbas kërkesës së Janos për qëndrim në detyrë të magjistratit z. Thoma Jano, deri në mbushjen e moshës 70 vjeç.

Vendimi është dhënë gjatë një mbledhjeje të të premtes nga të 11 anetarët e këshillit dhe në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë- tha Anila Hoxha.

Thoma Jano është zgjedhur zëvendës prokuror i përgjithshëm prej vitit 2019 dhe mban detyrën e shefit të përgjimeve të komunikimeve elektronike që prej vitit 2006.

Zëvendës prokurori i përgjithshëm Jano, sipas të dhënave të paraqitura në KLP është 66 vjec dhe prej 6 korrikut 2020  ai rezulton se e ka kaluar vettingut me vendim të formës së prerë.

Mbasi i përfundoi mandati si zëvendës prokuror i përgjithshëm në 2019 atëherë ku drejtësia ishte ende në tranzicionin e reformës,  Thoma Jano u riemërua  në të njëjtën detyrë  edhe nga prokurori i përgjithshëm Olsian Cela, mbasi ishte e vetmja kanditaturë që shprehu interes në atë kohë. Për shkak të karrierës së gjatë në departamentin e përgjimeve njihet ndryshe si prokurori i sekreteve.

Top Channel