”Kemi fjetur mbi njëri-tjetrin”/ Jeta në metrotë e Kharkiv, qindra njerëz të izoluar

24/04/2022 15:33

Pas dy muaj lufte, rreth 700 qytetarët ukrainas, vazhdojnë të strehohen në stacionet e ndryshme të metrosë në Kharkiv.

Pranë kufirit rus, qyteti pati luftime të ashpra në fillimin e ofensivës së Moskës, por ka mbetur gjithmonë nën kontrollin e Ukrainës.

“Javën e parë, njerëzit flinin njëri mbi tjetrin. Nuk kishte ndihmë humanitare. Askush nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte,” tha një nga vullnetarët që ndihmon të zhvendosurit.

Ne përpiqemi t’i largojmë ata nga këtu, sepse këtu nuk ka asgjë të mirë. Njerëzit sëmuren gjatë gjithë kohës. Ju themi vazhdimisht: “Duhet ta kuptoni, asgjë e mirë nuk ju pret këtu”, shprehet Julia, vullnetare.

Në shtëpinë e gjyshes sime pamë helikopterë duke u hedhur në erë, helikopterët tanë, ushtarakët ukrainas, qëlluan helikopterë që nuk ishin tanët. Më pas erdhën  të tjerë… Dhe pastaj nuk duruam më dhe vendosëm që do të ishte më e sigurt për të jetuar në nëntokë sesa në bodrum”, thotë një tjetër.

Për të krijuar pak privatësi, familjet kanë ndarë platformën e gjatë të stacionit. Dyshekët, batanijet, shtretërit, tavolinat dhe karriget janë futur në stacion, ndërsa vullnetarët pastrojnë rregullisht vendkalimet dhe sigurojnë funksionimin e energjisë elektrike.

Në momentet më të qeta, banorët e stacionit angazhohen si të munden, disa lexojnë, disa flenë ndërsa vullnetarët  organizojnë shpesh shfaqje teatrale, koncerte, shfaqje kukullash dhe klasa ushtrimesh fizike, për të larguar sado pak mendjen nga bormabrdimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA