Incidenti në “Oscars”, flet nëna e Chris Rock: Kur ai goditi djalin tim, na goditi të gjithëve

24/04/2022 21:19

Nëna e aktorit Chris Rock, Rose Rock ka reaguar për herë të parë pas incidentit në të cilin u përfshi i biri në ceremoninë e 94-të të Academy Aëards.

Ajo tha se fillimisht mendoi se incidenti ishte inskenuar ndërsa e shikonte atë gjatë transmetimit nga shtëpia e saj, por kuptoi se ishte e vërtetë kur Smith filloi të bërtiste.

 “Kur ai goditi Chris, ai na goditi të gjithëve. Ai me të vërtetë më goditi mua. Sepse kur lëndon fëmijën tim, më lëndon mua. Askush nuk e dëgjoi fjalimin e tij. Askush nuk ishte në gjendje të ishte i vëmendshëm në këtë moment, sepse të gjithë ishin ulur aty si, “Çfarë ndodhi?”, tha ajo.

Smith që atëherë ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, e cila pret çmimet “Oscars”.

Akademia gjithashtu e ndaloi aktorin të marrë pjesë në ngjarjet e saj për dhjetë vitet e ardhshme, dhe Presidenti i Akademisë David Rubin dhe CEO Daën Hudson i kërkuan falje Rock-ut në një deklaratë.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel