Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë regjistron pjesëmarrjen më të ulët të votuese në 15 vite. Deri në orën 17 të së dielës vetëm 63.23% e votuesve kishin marrë pjesë në zgjedhje.
Kjo pjesëmarrje e ulët tregon se do të jetë një garë e ngushtë mes dy kandidatëve për të drejtuar Francën pesë vitet e ardhshme. Sipas Martial Foucault, drejtor i qendrës së studimeve politike CEVIPOF, një përqindje e lartë abstenimi do të ngushtojë hendekun midis Macron dhe Le Pen, duke e përshkruar këtë si një “rrezik real” për presidentin.
Ata që dolën për të votuar e konsiderojnë të papërgjegjshme bojkotimin e zgjedhjeve
“Kur erdha të votoj në raundin e parë më duhej të prisja për 45 minuta përpara se të hidhja votën, ndërsa sot nuk kishte aspak radhë. Jam i shqetësuar për pjesëmarrjen në këtë raund. Shpresoj që njerëzit të mos kenë qëndruar në shtëpi sepse kjo do ishte një shenjë e keqe për demokracinë.” tha Jean Christophe Soulageon.
“Më bën shumë nervoze fakti që ka një pjesëmarrje të ulët. Po dyshoj nëse votimet duhet të jenë vullnetare, në mënyrë që demokracia të jetë më efektive dhe të gjithë të bmajnë përgjegjsitë e tyre mbi supe, ndoshta edhe kur nuk je shumë entuziast për ndonëj nga kandidatët.”– tha shkrimtarja Isabelle Pandazopoulos.
Një arsye për pjesëmarrje ne ulët sipas analistëve është edhe eliminimi i disa kandidateve në raundin e parë. Kandidati socialist Melenchon mori 23% të votave dhe ai nuk i inkurajoi votuesit për asnjë nga kandidatët në raundin e dytë.
Presidenti aktual Macron e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se vetëkënaqësia e votuesve që qëndrojnë në shtëpi përshpejtoi tronditjet e zgjedhjeve të vitit 2016 që çuan në Brexit në Britani dhe zgjedhjen e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara.
Një faktor tjetër është se zgjedhjet po mbahen në mes të pushimit të shkollës për Pashkë në pjesën më të madhe të Francës.
Ne 2017, ishte 69,42 %, ndersa ne 2012 ishte 70,59 %.
Top Channel