Qerim Krasniqi, 30-vjeç është arrestuar nga policia pas një hetimi disa mujor, pasi akuzohet për mashtrim.

Policia dhe Prokuroria, pas një pune hetimore disamujore, nisur prej vitit 2021, ndaluan Krasniqin, banues në Kamenicë, Kosovë,  për veprën penale “Mashtrimi”.

Ai dyshohet se nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit, ka përfituar shumën 135000 euro nga një grua, me pretendimin se do t’i investonte në call center.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar, nëpërmjet mashtrimit, ai ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

Top Channel