Suthampton luan në transfertë ndaj Brighton, teksa trajneri Ralph Hasenhuttl ka përzgjedhur edhe 11-tëshen titullare.
Tekniku i “shënjtorëve” ka vendosur të ulë në stol Armando Brojën me sulmuesin që në ndeshjet e fundit nuk ka qenë në formën më të mirë, teksa i ka munguar edhe shija e golit.
Në nëntë ndeshjet e fundit 20-vjeçari nuk ia ka dalë të shënojë me festën e fundit që daton më nëntë shkurt ndaj Tottenham, ndërsa në Kupë shënoi ndaj Aston Villas më datë dy mars.
Kujtojmë se në ndeshjen e fazës së parë, Broja i shënoi Brighton me sfidën që përfundoi në barazim 1-1. Aktualisht, Southampton klasifikohet në vendin e 13-të me 39 pikë ndërsa kërkon ta mbyllë kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Top Channel