Zgjedhjet për kryetar të PD-së u mbajtën këtë të shtunë në 14 degë të tjera, përfshirë Durrësin dhe disa degë të kryeqytetit.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe është mbyllur në orën 17:00. Ndërsa në Kurbin, për shkak të fluksit të zgjedhësve që kanë qenë në radhë dhe pas orarit zyrtar të përcaktuar nga Rithemelimi, votimi ka vazhduar për gati dy orë më pas.
Procesi i numërimit të fletëve të votimit është mbyllur në tetë degë të PD-së.
Në Poliçan, kryetar i PD u shpall Behar Xhaferraj me 69% të votave. Ai garoi përball Mirela Zylyftarit.
Në Kolonjë, Viktor Duro fitoi përballë kandidatin Esmeraldo Kasolli me 61% të votave.
Degën e PD-së në Pukë, nga sot do ta drejtojë Demir Hyseni. Ai fitoi përballë Ndue Sumes me 67% të votave.
Në garë me Abigela Drizën, kryetar i PD Dega 15 Tiranë u zgjodh Florind Xhevdet Mansaku.
Kryetar i Degës PD Rrogozhinë u shpall Ilir Kasa me 67% të votave.
Kryetar i Degës PD Kurbin, Gjergj Oroshi me 56% të votave.
Kryetar i Degës PD Ura Vajgurore, Bujar Dhëmbo me 60% të votave.
Kryetar i Degës PD Fush-Arrëz, Hil Kola me 84% të votave.
Zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë janë zhvilluar në disa nga degët e PD-së në vend, ndërsa pritet që procesi të përfundojë javën e ardhshme. Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.
Vetë kryetari i komanduar i PD-së, Alibeaj është shprehur se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon përçarjen në PD dhe nuk po kontribuon në bashkimin e partisë, ashtu sikurse ish-kryeministri pretendon.
Top Channel