Një nga temat tona të bisedave sot ishte tërmeti me epiqendër në Bosnjë, që ra pak mbrëmë pak pas orës 23:00.

Kjo nisur edhe nga fakti që frika nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-tës nuk është fashitur ende.

Është një tërmet me magnitudë mbi mesataren, 5.9 të shkallës Rihter dhe intensitet në epiqendër 7-8 ballë, tërmet i cili shkakton dëme në zonën epicentrale. Tërmeti u ndje në gjithë territorin e Shqipërisë. Është 160 km larg nga Shkodra dhe rreth 200 km larg Tiranës. Në Shkodër u ndjen 5 ballë dhe 4 ballë në Tiranë”, tha sizmiolog Rrapo Ormëni.

Nuk ka asnjë efekt për vendin tonë. Deri më tani kanë rënë mbi 25 pasgoditje, më e madhja e të cilave është 4 Rihter, ose 5-6 ballë në epiqendër. Tërmeti mbrëmë zgjati mbi 40 sekonda, por kuptohet ishte një lëkundje e butë, nuk qe goditje e menjëhershme që të shkaktontë panik e frikë.
Gjithë kjo zonë është zonë më aktivitet të dallueshëm sizmik, për arsye të përplasjes së mikropllakës Adria me orogjenin që fillon nga Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Mali Zi dhe Shqipëria.

Nga 100% e tërmeteve që ndodhin në botë, 15% ndodhin në Mesdhe. Vatra e tërmetit ishte 10 km në thellësi të tokës, një tërmet i klasifikuar si i cekët, ndaj lëkundjet u ndjenë në shumë shtete.

“Tërmetin mbrëmë e përjetova më shumë frikë, si çdo tërmet, kudo që të bjerë. Unë banjo në katin e katërt. Lëkundjet nuk zgjatën shumë dhe tërmeti ishte I lehtë, se ishte larg. Po të ishte në Shqipëri epiqendra dhe tronditjet të ishin të forta, mendimi I parë do të të merrja vajzën e vogël dhe të dilja jashtë.

“Nuk u frikësuam, se nuk ishte shumë i fortë. Në mendje më erdhën lëkundjet e tërmetit të Durrësit, në 26 nëntor 2019. Jetoj në katin e pestë të pallatit dhe isha zgjuar kur ra”.

“Gjëja e parë që bëra sa u qetësua gjendja, hapa aplikacionin, për të marrë vesh ku kishte rënë tërmeti dhe sa ballë ishte. Fillimisht aplikacioni nuk po punonte, sepse të gjithë po bënin si mua ato momente”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA