Procesi i votimit për drejtuesin e degës së Partisë Demokratike në Kurbin po vazhdon jashtë orarit zyrtar, për shkak të zgjedhësve që presin në radhë.
Votimi do të vijojë derisa votuesi i fundit të ushtrojë të drejtën e tij, njofton selia blu.
Procesi i votimit për drejtuesin e degës së Partisë Demokratike në Kurbin po vazhdon jashtë orarit zyrtar, për shkak të zgjedhësve që presin në radhë.
Në zgjedhjet e organizuara nga Grupi i Rithemelimit, në Kurbin garojnë për kreun e degës Gjergj Oroshi, Islam Ismaili, Isuf Xhaferraj dhe Vladimir Korriku.
Zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë janë zhvilluar në disa nga degët e PD-së në vend, ndërsa pritet që procesi të përfundojë javën e ardhshme. Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.
Vetë kryetari i komanduar i PD-së, Alibeaj është shprehur se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon përçarjen në PD dhe nuk po kontribuon në bashkimin e partisë, ashtu sikurse ish-kryeministri pretendon.
Top Channel