Pasi Rushja njoftoi se do të ndërpresë takimet me Kriston, Astriti mori një vendim të papritur.

Në një kërcim romantik në studion e “Për’puthen Prime”, Astriti u deklarua për Rrushen.

Ky është momenti më i bukur që më ka ndodhur në jetën time. Kam marrë një vendim. Do të rri vetëm për ty në program dhe dua të të njoh vetëm ty. Ky është deklarimi im për ty”, tha ai.

Ndërsa Rrushja u shpreh se akoma nuk i beson konkurrentit, duke iu referuar takimeve që ka pasur Astriti me shoqen e Rrushes, Alesjan.

Nuk kemi shumë kohë. Ke një javë kohë, edhe pse nuk e di nëse do ta kthesh për një javë besimin”, u shpreh konkurrentja.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel