Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor në fshatin Cangonj.

Mësohet se mjeti me targa greke ka goditur Ajet Hoxhën, një i pastrehë që po qëndronte anësh rrugës. Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksidenti tragjik është shënuar rreth orës 20:25, në aksin nacional Korçë-Devoll, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Progrit”.

Shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësorin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme“, njofton policia.

Top Channel