Ish-deputeti Igli Cara është zgjidhur në krye të demokratëve të Durrësit.
Në total, në zgjedhjet e Durrësit votuan 1,995 votues, nga këto 1143 vota shkuan për Igli Carën, 603 për Ardian Mukën dhe 217 për Osman Stafën.
Cara mori 57% të votave përkundrejt dy kandidatëve të tjerë Muka dhe Stafa.
Nga 14 degët e PD-së ku u mbajt zgjedhjet këtë të shtnë, gara më interesante ishte në Durrës. Stafa ka qenë më herët kryetar i degës, Cara ka qenë deputet i PD-së, ndërsa Muka ka qenë kandidat në zgjedhjet e 6 marsit.
Zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë janë zhvilluar në disa nga degët e PD-së në vend, ndërsa pritet që procesi të përfundojë javën e ardhshme. Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.
Vetë kryetari i komanduar i PD-së, Alibeaj është shprehur se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon përçarjen në PD dhe nuk po kontribuon në bashkimin e partisë, ashtu sikurse ish-kryeministri pretendon.
Top Channel