Festivali spektakolar i 35-të ndërkombëtar i balonave hapet në veri të Francës (fotogaleri)

23/04/2022 19:31

Është hapur sot në Berck-sur-Mer, në veri të Francës festivali i 35-ndërkombëtar i balonave amatore me një shfaqje të gjerë fluturakesh shumëngjyrëshe.

Organiatori Roger Gandassi, tha se pjesëmarrësit mezi kishin pritur rikthimin e eventit pas dy vjet ndërprerjeje prej izolimit.

“Më në fund qyteti bregdetar i Berck po mban përsëri takimin ndërkombëtar ku pjesëmarësit fluturojnë balonat e tyre që kanë përgatitur prej dy vjetësh”, tha ai.

“Këtë vit kemi arritur në 400 pjesëmarrës të cilët përfaqësojnë rreth 20 vende të ndryshme”, tha drejtuesi i eventit.

“Përveç evropianëve kemi të ftuar të largët deri nga Tailanda, Nepali, Kolumbia, Guatemala e vende të tjera”, shton ai.

Amatori vendas Jean Paul Morin, tha se po priste erën e duhur për të ngritur balonën e tij:

“Nuk e kam lëshuar ende krijimin tim të fundit, që është Odisea, por mud të shihni këto të dyja që kam ngritur, janë Arkadia dhe Lufta e Yjeve”.

“Jemi ende duke testuar erën, duhet të mësohemi me erën këtu. Unë nuk jetoj në bregdet dhe era është ndryshe. Eventi me kaq shumë njerëz është shumë interesant.”

FOTO GALERI
8/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA