“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla për mungesën e Spiropalit në votimin për Ballukun: Në fund të sesionit do bëjmë analizën
Një sasi eksplozivi shpërtheu mbrëmjen e djeshme në Katund i Ri në Durrës, ku si pasojë e shpërthumit u shënuan vetëm dëme materiale.
Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të një dyqani, pronar i së cilit është një punonjës policie. Dyqani tregtonte ushqim për kafshët.
Hysni Gashi, efektiv i forcave Shqiponja, pronar i dyqanit, i pyetur nga grupi hetimor është shprehur se nuk ka konflikte dhe se dyshon që ngjarja të ketë lidhje me punën e tij.
Shpërthimi që shkaktoi panik te banorët e zonës, u regjistrua mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:20, në fshatin Katund i Ri
Nga shpërthimi është dëmtuar qepeni i dyqanit në pronësi të 54-vjeçarit Hysni Gashi. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje dhe as autorët.
Top Channel