16/11 18:17
Qyteti lindor i Kharkiv po përballet me sulme të vazhdueshme nga forcat ruse të cilat po shkaktojnë dëme të pallogaritshme.
Deri më tani është raportuar për 56 sulme që kanë shkaktuar dy të vrarë dhe 19 të plagosur nga zonat ku ndodheshin civilët.
“Okupatorët rusë vazhdojnë të gjuajnë mbi infrastrukturën civile të Kharkiv. Gjatë ditës u shkaktuan 56 goditje, si rezultat 19 u plagosën dhe dy humbën jetën”, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv, Oleh Syniehubov.
Guvernatori ushtarak njoftoi gjithashtu se shtetrrethimi në rajon do të hyjë në fuqi nga ora 7 pasdite deri në 5 të mëngjesit me kohën lokale.
Top Channel