Vali Bizhga është emri që sipas ish kryeministrit Berisha do të dalë si kandidati preferencial nga zarfet e PS për postin e Presidentit te ri te Republikës.

Ndërsa e konsideroi procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri, tipike të organizatës mafioze Cosa Nostra, Berisha tha se Edi Rama ka zgjedhur procedurat më mafioze të emrave në zarfa sekretë.

“Procesi për zgjedhjen e presidentit. Javën e kaluar folën me fakte e argumenta se Kongresi i PS ishte më i ngjashëm se me cdo tjetër me një kongres të Cosa Nostras, procesi i zgjedhjes së presidentit është shndërruar gjatë javës në një proces tipik të Cosa Nostras.

Edi Rama për të zgjedhur Presidentin e Republikës ka zgjedhur procedurat më mafioze të emrave në zarfa sekretë. E dini emrin më të përfolur nga zarfet? 2/3 e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës” tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA