Ilir Krosi u shpall fitues i degës së Partisë Demokratike në Dibër, në zgjedhjet që u mbajtën sot në këtë qytet.
Krosi grumbulloi 528 vota të anëtarësisë së PD-së, kundrejt 148 që kishte marrë kandidati tjetër Hamza Lleshi.
Pesë fletë votimi u shpallën të pavlefshme. Procesi i votimit u hap në orën 8.00 e u mbyll në orën 17.00 dhe më pas vazhdoi numërimi i votave.
Zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë janë zhvilluar në disa nga degët e PD-së në vend, ndërsa pritet që procesi në vazhdojë në ditët në vijim. Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.
Vetë kryetari i komanduar i PD-së, Alibeaj është shprehur se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon përçarjen në PD dhe nuk po kontribuon në bashkimin e partisë, ashtu sikurse ish-kryeministri pretendon.
Top Channel