Wolfsburgu “kafshon” 5 herë Mainzin, mbijetesa formalitet

22/04/2022 22:50

Wolfsburgu largon hijet e rënies nga kategoria me një fitore të thellë 5-0 ndaj Mainzit, praktikisht e hipotekuar që në pjesën e parë.

“Ujqërit” e nisur furishëm këtë përballje, duke “kafshuar” që në minutën e tetë me Wind, për të ardhur më pas te finalizimi i saktë i Kruses nga pika e bardhë e penalltisë në të 24-tën.

Dominimi i vendësve u reflektua me golin e dytë personal të Kruses në minutën e 35-të, i shërbyer nga Baku dhe vetëm shtatë minuta më vonë ia la skenën autorit të zhbllokoi takimin, Wind. Makthi për miqtë do të vijonte edhe në kohën shtesë të fraksionit hapës, me golin e tretë personat të Kruses, këtë herë i shërbyer nga Gerhardt.

Kujtojmë që për vendasit u në gjithçka më e thjeshtë kur që në minutën e 23-të Tauer u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore Wolfsburgu shkon në kuotën e 37 pikëve, nëntë më shumë se Stuttgarti i vendit të 17-të, që ka edhe katër ndeshje në dispozicion për të luajtur, që do të thotë se “Ujqërit” praktikisht e kanë siguruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA