Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në twitter mbi akuzat e ish kryeministrit Berisha.

“Nëse të “ndërhysh në procese gjyqësore” do të thotë të nxisësh gjykatësit & prokurorët të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo shtysave, të bësh të qartë se SHBA do vazhdojnë të mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri  të nënvizosh se askush nuk është mbi ligjin dhe të nxisësh që të gjithë të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, atëherë PO, Shtetet e Bashkuara kanë bërë & do të vazhdojnë të bëjnë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë përbëjnë një interes themelor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.” shkruan ambasadorja Kim në twitter.

Ish kryeministri Berisha, ndonëse pa prova, akuzoi sot ambasadoren amerikane se po ndërhyn në gjyqin ndaj Partisë Demokratike në Shqipëri. Ndër të tjera Berisha apeloi SHBA që të ndalë ndërhyrjet e përfaqësueses së saj në gjyqësorin shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA