Më shumë projekte ndërkombëtare, Valdrin Sahiti zbulon emrat e artisteve me famë botërore me të cilët do të donte bashkëpunime

22/04/2022 17:45

Stilisti i njohur shqiptar Valdrin Sahiti është tashmë i njohur nga shumë artistë botërorë, të cilët kanë zgjedhur stilimet e tij.

Emri i Valdrinit tashmë ka bërë jehonë ndërkombëtare, si i përzgjedhur nga shumë artiste.

Stilisti foli për “Shqipëria Live” rreth eksperiencës së tij me VIP-at , njëkohësisht tregoi edhe disa plane nga e ardhmja.

Deri më tani Valdrini ka stiluar vëshje të  artisteve me famë botërore si Biyonce, Paris Hilton ose Kylie  Jenner.

Ai tregoi se është një admirues i Kim Kardashian dhe do të dëshironte që ta vishte atë, njëkohësisht edhe  Rihannën e Jennifer Lopez.

Brendi është në tregun ndërkombëtar prej tre vitesh ndërsa shprehet se ky është vetëm fillimi për të për të veshur artiste me famë botërore.

Top Channel