Vajza e vogël e Barack Obamaës, Sasha ka nisur një romancë me djalin 24 vjeçar të aktorit Clifton Powell.

Sasha dhe Clifton Powell Jr, thuhet se filluan të takoheshin pas transferimit të saj në Los Anxhelos për studime.

Daily Mail ka siguruar disa foto të çiftit teksa shëtisnin të qetë pranë njëri tjetrit gjatë kësaj jave.

Gjithashtu edhe vajza tjetër e Obamës, Malia është në një lidhje me britanikun Rory Farquharson. Ata u takuan në Universitetin e Harvardit gjatë vitit 2017.

Gjatë një interviste në programin ‘Ellen DeGeneres’, Michelle Obama tha se jo vetëm që është takuar me partnerët e vajzave të saj, por edhe i ka pritur në shtëpinë e saj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel