“Ditët e sulmit kanë mbaruar!”, Berisha i përgjigjet ambasadores Kim: Fund ka marrë koha e lojës me kukulla! Ndal ndërhyrjet në gjyqësor

22/04/2022 12:44

Ish kryeministri Berisha i është rikthyer retorikës së ashpër ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim.

Duke iu drejtuar sërish me fjalët ‘guvernatorja’, Berisha iu përgjigj reagimit të saj në tëitter pas incidentit me kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj në Kuvend.

“Një ndërhyrje qesharake e gurvenatores. Ka marrë fund koha e lojës me kukulla sot ka opozitë të vërtetë. Askush s mund t’i diktojë kësaj opozite akuzat që duhet dhe s’duhet të bëjë. T’i harrojnë përpjekjet se mund të diktojnë.” tha Berisha ndërsa e denoncoi ambasadoren Kim, për ndërhyrje në procesin gjyqësor të Partisë Demokratike.

“Sot shpreh publikisht keqardhjen por edhe denoncimin tim për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor. Javën e kaluar, ju informova thash se kam informacion për dy burime. Guvernatorja bën takim për procesin gjyqësor që nuk ka asnjë bazë ligjore. Kurrë, sipas përcaktimit të procedurave të kodit civil nuk konsiderohet palë ajo që nuk është palë. Këtu, i bëj thirrje qeverisë së SHBA të ndalojnë ndërhyrjet e saj, në proceset gjyqësore në Shqipëri.” u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA