Demonstrata e Shkodrës/ “Mijëra u mblodhën rreth statujës së Stalinit dhe rrinin në pritje”, Gjergj Livadhi për “Exclusive”: Aty kuptuan se na kishin arrestuar
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit, të mos lejojë ndërhyrjet e ambasadores Yuri Kim në drejtësinë shqiptare.
Sipas Berishës, ambasadorja Kim pranoi se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë shqiptare, fill pas denoncimit të tij.
Ai e akuzon diplomaten se ajo ka ndërhyrë në procesin e gjykimit të ankesës së paraqitur kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e Statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit të vitit të kaluar.
Berisha pretendon se ambasadorja ka ndërhyrë duke kërkuar ndihmën e qeveritarëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste.
Në një konferencë për shtyp paraditen e sotme, Berisha i bëri thirrje qeverisë amerikane që t’i kërkojë ambasadores Yuri Kim në Tiranë, që të ndalojë presionet në gjyq për procesin që lidhet me vulën e partisë, por edhe sulmet kundër tij. Në përgjigjen e saj, Kim tha se nëse ndërhyrja në procesin gjyqësor nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre, atëherë SHBA do ta vazhdojë.
Top Channel