Akuzoi Yuri Kim për ndërhyrje në gjyqësor, por pa prova/ Berisha: Do i them nëse SHBA m’i kërkon

22/04/2022 13:08

Sali Berisha akuzoi sot ambasadoren amerikane Yuri Kim për ndërhyrje në procesin gjyqësor të partisë demokratike. Por ndërsa kërkon prova për vendimin e DASH ndaj tij, Berisha nuk dha asnjë provë për ambasadoren që e implikon atë.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, Berisha tha se burimet do t’i bëje publike vetëm nëse ia kërkon SHBA-ja. Ai u shpreh se nuk do të thoshte asgjë nëse nuk do të kishte fakte dhe burime të sigurta.

Berisha: Kam tre burime që më informojnë për ndërhyrje në gjykatë dhe jashtë gjykate për në gjykatë. Nuk mund të flas kurrë për një gjë të tillë pa patur burime.

Pyetje: Pse nuk i bëni publike

Berisha: Po qe se autoritetet e SHBA kërkojnë, unë do u them gjithçka di, meqë jemi në një proces, unë do të them atë që thash.

Pyetje: A është ky një itimidim ndaj gjykatës?

Berisha: Jo. Ka një problem aty, ju e dini që gjykatësja kërkoi dorëheqjen sepse ka gjykuar statutin e korrikut të paraqitur nga Basha. Pra nuk jam unë, gjykatësja vetë ka kërkuar dorëheqjen dhe nuk ia kanë pranuar. Gjeni një ligj të vetëm që mund të bëhet pakë ai që nuk është palë. Rama po bën presion dhe e kam denoncuar. Smund të them asgjë pa fakte. Në momentin e duhur do i bëj publike. Pa fakte nuk akuzoj njeri.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA