Reperi amerikan, ASAP Rocky  u arrestua ditën e djeshme në aeroportin e Los Angelosit, pasi u rikthye  nga pushimet së bashku me partneren e tij, Rihanna.

Rocky u arrestua për shkak të dyshimeve se ai është përfshirë në një plagosje me armë në 6 nëntor.

Për shkak të kësaj ngjarjeje reperi ishte nën hetim, ndërsa gjyqi do të zhvillohet më 17 gusht.

Ai qëndroi rreth tre orë në polici dhe u lirua pasi pagoi një garanci prej më shumë se gjysmë milionë dollarësh.

ASAP dhe Rihanna kishin shijuar disa ditë pushime së bashku, ndërsa para disa kohësh u zbulua se çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Top Channel