Ndeshja e javës së 30-të të Premier League-s, Liverpool-Manchester United (4-0), u ndërpre për pak çaste në minutën e 7-të, kur publiku i pranishëm në “Anfield” nisi të duartrokiste dhe të këndonte “You’ll Never Walk Alone” për të treguar mbështetjen Cristiano Ronaldo, që vetëm një ditë më parë kishte humbur një nga binjakët.
“Ylli” i “Djajve e Kuq” ka reaguar në rrjetet sociale, duke falënderuar tifozë e “The Reds”.
“Një botë… Një sport… Një familje globale… Faleminderit, “Anfield”! Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment respekti dhe dhembshurie,” shkruan CR7, shoqëruar me një “emoji” me duart e shtrënguara.
View this post on Instagram
Është postimi i parë i Cristianos pas njoftimit për “ikjen” e djalit të tij të porsalindur. Në orët e fundit kishin mbërritur mesazhe nga familja portugeze në lidhje me episodin në “Anfield”. Motra e tij, Elma, nga Madeira falënderoi tifozët: “Faleminderit për këtë, Liverpool. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëre sot!” ndërsa një tjetër motër e CR7, Katia shkruan: “Përtej futbollit”, duke publikuar një video me refrenin e “You’ll Never Walk Alone”.
Top Channel