Një proces tipik mafioz e ka konsideruar ish kryeministri Berisha procedurën e ndjekur nga PS për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.
“Në këtë situatë për Presidentin mendimi im është i qartë dhe i prerë ky proces me zarfa të mbyllur është tipik mafioz, i pashoq në botë. Iu thotë deputetëve të vet do mbyllni zarfin emrat do jenë sekret. Do të thotë do zgjedhë atë që do dhe do thotë 80 % kërkuan atë që votuam.” u shpreh Berisha.
Ndër të tjera Berisha komentoi edhe situatën në PD, si edhe përcarjen e grupit parlamentar.
“Të gjithë deputetët mbështesin PD, kjo është e sigurtë. Janë të gjithë deputetët që i kërkuan Bashës dorëheqjen dhe alibeaj vijon në gjurmët e tij. Janë mendime individuale, personale. një gjë po ndodh, gjithcka po vendos anëtarësia me votën e saj të lirë.” perfundoi Berisha.
Top Channel