Përfitoi 1.3 milionë euro nga partia, dënohet me 7 vite burg Nikola Gruevski

21/04/2022 18:09

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski është dënuar nga Gjykata e Shkupit me 7 vite burg ditën e sotme.

Gruevski akuzohet se ka përvetësuar 1.3 milionë euro nga partia që ai drejtonte për të blerë tokë për të bërë ndërtime. Ai u arratis në Hungari në nëntor 2018 për të shmangur vuajtjen e dënimit me dy vjet burg në një gjyq të dytë dhe menjëherë iu dha azil politik në Budapest.

Gjykimi ka zgjatur nëntë muaj dhe gjykata ka vendosur që të konfiskohet pasuria e krijuar nga vepra penale.

Nga tetori 2012 deri në shtator 2013, me paratë që Gruevski përvetësoi nga VMRO DPMNE, është blerë toka ndërtimore në Vodno, ndërsa Kamçevi, sipas Prokurorisë, është angazhuar në rishitjen e parcelave atraktive në Vodno.

Gjatë gjykimit u zbulua se Gruevski e ka këmbyer atë tokë me tre apartamente luksoze në kompleksin “Panorama” në Vodno dhe janë zbuluar edhe dy apartamente, një tjetër tokë në Vodno dhe dy parcela në Krushevë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA