Anëtarja e trojkës negociuese të Partisë Socialiste për zgjedhjen e presidentit të ri, Elisa Spiropali, hodhi poshtë mundësinë që kreun e shtetit ta zgjedhë opozita.
E ftuar këtë mbrëmje në “Top Story” me Sokoll Ballën, Spiropali tha se mazhoranca nuk do paqe të rreme e as ndarje pushteti, ndërsa përmendi Ilir Metën duke e cilësuas si të opozitës.
Aleati opozitës së bashkuar, kreu Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka i kujtoi ministres se Ilir Meta ka qenë i tyre asokohe. Si përgjigje, Spiropali tha se nëse do t’i kishin votat, nuk do e kishin zgjedhur kurrsesi Metën si kreun e shtetit.
Lidhur me përfshirjen e opozitës në proces, Spiropali tha se mazhdoranca synon ta zgjedhë presidentin me shumicë të cilësuar në Kuvend.
Spiropali: Ne nuk jemi të kësaj filozofie, nuk duam paqe të rreme në marrjen dhe dhënien e pushtetit. Ne e kishim një president të opozitës
Duka: Hë se i juaji ka qenë
Spiropali: Ne nuk i kishim votat. Është zgjedhur me votat e opozitës. Po t’i kishim ato vota nuk do ta kishim zgjedhur Ilir Metën. O i ka shërbyer Ilir Meta, o nuk ka për të pasur një të tillë që e përfaqëson me harbutëri opozitës. Kështu është.
Duka: Ilir Meta ka qenë aleat i juaji. Unë kam qenë në grupin e negocimit, në marrëveshjen e 17 majit, ku dolët ju i fituar. Në kohën që është aleati i juaj dhe mbani pushtet është i juaj, pastaj kur s’është me ju s’është ti juaji. Ne s’kemi hyrë fare, s’kemi marrë pjesë.
Spiropali: Po të mos kishte ndryshuar në rolin e tij…
Duka: Ilir dhe Rama kanë pasur luhatje në ekstreme, janë sharë dhe qeverisën bashkë.
Spiropali: Presidentin e votojmë me deputetët, ne kemi vullnetin ta zgjedhim me shumicë të cilësuar. 84 vota duhen për ta zgjedhur. Është e vështirë që të bien në mëndje. Ne synojmë shumicën. Në s’do bëjmë as pazar, as s’do blejmë as s’do shesim. Ne nuk hymë në marrdhëniet e tyre të brendshme. S ‘paragjykojmë emrat e opozitës, të tregojë që është përtej gardhit të saj të sherrit.
Duka: Ju s’na tregoni si e doni
Spiropali: Nuk përjashtojmë kandidaturat tuaja
Top Channel