“Me Saliun s’kemi punë’/ Rama për Presidentin ri: Për ne është i vdekur! Nëse e zgjidhni në krye të PD, ndërpresim marrëdhëniet

21/04/2022 11:47

PS nuk do të negociojë me Berishën për Presidentin e ri, e madje nëse PD e zgjedh në krye të saj, do të ndërpresë cdo marrëdhënie me të. Deklarata vjen nga kryeministri Edi Rama në seancë plenare

“Dy gjëra të jenë të qarta me Saliun nuk kemi punë. Saliu për ne është i vdekur, politikisht dhe institucionalisht.

Biologjikisht i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin në mes të shpisë ne mos na ngatërroni dhe ne nuk e zgjedhim se kush e drejton grupin tuaj, apo PD nëse bëni zgjedhje të drejtoheni nga një i vdekur ne me PD do ndërpresim cdo marrëdhënie.” tha Rama.

“Nëse të dëshironim një kryeministër nga grupi ynë parlamentar, do e bënim. Nuk është ky qëllimi dhe duam realisht nëse është e mundur t’i japim Shqipërisë një President përtej PS. Nëse do kontribuoni, po të biem dakord bashkarisht për një person do e bëjmë. Por nëse del nga goja e të vdekurit do e bëjmë.”- vijoi mw tej kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA