Aktori Johnny Depp po zhvillon një gjyq me ish-gruan e tij , Amber Heard i cili është shoqëruar me akuza të ndërsjellta nga të dyja palët.

Në dëshmitë e dhëna Depp ka treguar rreth marrëdhënies së tij me Heard, ku ai e akuzoi atë për komente nënçmuese të cilat përfundonin  në debate.

Ai tregoi se si ish-gruaja e ka goditur me shishe alkooli dhe për pasojë  ka kërkuar ndihmë mjekësore për një gisht të prerë.

“Ajo hodhi shishen e madhe dhe ajo i ra në dorë dhe u thye kudo. Pastaj shkova poshtë dhe kuptova se maja e gishtit më ishte prerë. Nuk e di se si ndihet kriza nervore. Por kjo është ndoshta më e afërta që kam qenë ndonjëherë”, dëshmoi Depp.

Johnny tregoi se në disa raste  mbyllej në tualet për t’i shpëtuar sulmeve të dhunshme të Amber Heard.

Ai tha se pjesë të dhunës kanë qenë shuplaka, shtytje, hedhja e telekomandës së televizorit ose një gotë vere në fytyrë nga Heard.

“Kishte raste kur shkoja dhe mbyllesha në tualet ose në një vend ku ajo nuk arrinte dot”, tha aktori.

“Pse qëndrova? Unë qëndrova mendoj sepse babai im qëndroi (me nënën time)… Unë nuk doja të dështoja. Doja të përpiqesha ta bëja të funksiononte. Mendova se ndoshta mund ta ndihmoja”, shtoi më tej  ai.

Pas mohimeve rreth këtyre deklaratave, akuza për dhunë kanë ardhur edhe nga Amber e cila akuzoi  Johnny se e ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht në shumë raste, por nuk ka dhënë detaje.

Top Channel