Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është shtruar sot me urgjencë në Sanatoriumin e Tiranës.

Burime nga ky spital thanë për Top Channel se gjendja e ish presidentit Nishani është në parametra jetësore edhe pse ai është paraqitur me komplikacionet post covid, çka e kanë detyruar të shtrohet në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Ai është shfaqur me insuficensë respiratore, pamjaftueshmëri në frymëmarrje dhe aktualisht po trajtohet me oksigjeno terapi.

Mësohet se ish-Presidenti është në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët, të cilët tregohen të rezervuar, pasi ka thonë se ka një pneumoni të dyfishtë të vendosur në fibroza që i kishte shkaktuar më herët covid. Gjendja e ish-presidentit paraqitet e stabilizuar.

Top Channel