Një keqkuptim e ka cilësuar Sali Berisha incidentin që ndodhi me Enkelejd Alibeajn, të cilin e shtyu nga foltorja e kuvendit.
Sali Berisha kishte pak minuta që kishte hyrë në sallën e kuvendin, kur fjalën e kishte kryeministri Edi Rama. Menjëherë më pas, Berisha kërkoi fjalën, ndërkohë që drejt Foltores u drejtua Alibeaj. Teksa kryetarja e kuvendin Lindita NIkolla tha se fjalën e ka Fatmir Mediu, Berisha shkoi në Foltore dhe shtyu Alibeajn.
Menjëherë pas incidentit, seanca u ndërpe për disa minuta dhe Nikolla i tërhoqi vëmendjen Berishës.
“Unë nuk isha aty po dëgjova që Rama më kishte cituar disa here dhe shkova të flisja. Ishte një keqkuptim”, u shpreh ish-kryeministri më pas.
Zoti Berisha, situata juaj dhe e Alibeajt, a tregon për një fillim të përçarjes?
Sali Berisha: Jo, ishte një keqkuptim. Alibeaj do t’i kthente përgjigje se ka shumë mundësi që i ka përmendur emrin. Unë erdha pak me vonesë. Emri im ishte lakuar disa herë. Aty përgjigjja jepet personale. Më kishte cituar disa herë dhe unë do të merresha me çështje madhore dhe jo me çështje personale, sepse një kryeministër të nxirret me forcë nga avioni nuk ka skandal më të madh dhe të nxirret se nuk pranon të zbatojë ligjin. Njeriu në vendin e të cilit janë ekzekutuar njerëz se nuk kanë mbajtur maskën. Dhe janë nxjerrë tanket në rrugë për të imponuar maskat. Kurse vetë ky tmerroi pasagjerët e avionit. Kjo është e vërteta.
Kryeministri Rama duket se po shfaq të njëjtin qëndrim si ambasada amerikane duke thënë se do të ndërpresë çdo marrëdhënie me PD sa kohë është Sali Berisha. A favorizon kjo teknikë e kryeministrit grupin tjetër në PD, zotin e Alibeaj dhe ata që cilësohen si mbështetës të zotit Basha?
Sali Berisha: E falenderoj për atë qëndrim sepse vetëm fakton se opozita e vërtetë e ka tmerruar. Ju e patë vetë, ai është i tmerruar nga opozita e vërtetë dhe kalon në mohim. Lexoni ju për mohimin se çfarë origjine ka, ka frikën dhe tmerrin, ka panikun nga Sali Berisha.
Top Channel