Automatik, snajper, municion ushtarak dhe fara kanabisi/ Shpallet në kërkim 53-vjeçari në Tropojë

21/04/2022 16:35

Një 53-vjeçar që mbante armë pa leje është shpallur në kërkim në Tropojë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit me iniciale I.M.,në fshatin Çerem, policia gjeti një armë zjarri automatik, pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

Ai u shpall në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel