Armëmbajtje pa leje, shitje narkotikësh dhe moskallëzim krimi, dy të arrestuar në Tiranë

21/04/2022 14:13

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap me armë pa leje dhe lëndë narkotike.

Policia njofton se në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”, ka ndaluar automjetin tip “Opel” me drejtues Armand Rikën dhe pasagjer Juxhin Bocarin.

Gjatë kontrollit të automjetit, është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Më pas kontrollit të banesës së 34-vjeçarit Rika në rrugën “Jaho Gjoliku”, u gjetën sasi municioni luftarak, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë e ndarë në doza, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe dy peshore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës material.

Rika do të hetohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa 30-vjeçarin Boci për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Top Channel