Gjuetarët e luksit paguajnë $50,000 për të vrarë elefantin simbol me dhëmbët gjigantë të fildishit në Botsvana (fotot)

20/04/2022 15:26

Gjuetarë profesionistë të trofeve kanë shkaktuar një valë të gjerë zemërimi pasi vranë me armë elefantin me dhëmbët më të mëdha të fildishit në Botsvana, pasi paguan 50,000 dollarë për të marrë pjesë në gjueti.

Gjuetari i bardhë vendas Leon Kachelhoffer pretendonte se vrau kafshën që mbante me vete 91kg fildish, në zonën veriore të vendit në kufi me Namibinë.

Elefanti i famshëm besohet se ishte me moshë në të 50-at dhe pretendohet se u vra me një plumb të vetëm, sipas zëdhënësve të gjuetarëve milionerë.

Tashmë mbeten vetëm 40 elefantë me sasi të ngjashme fildishi në dhëmbët e tyre në të gjithë Afrikën.

Kachelhoffer ripostoi një njoftim në Facebook ku përshkruante trofeun e tij të kontestueshëm, madje dhe me një regjistrim për ecurinë e gjuetisë.

Kachelhoffer qeshte duke thënë: “Nuk e kisha programuar këtë, por është një privilegj i madh të vrasësh një gjigant si ky. Sigurisht që ka pendesa dhe trishtim kur mendon për jetën madhështore që ka jetuar ky elefant”.

Vrasja u dënua nga ish-presidenti i vendit Ian Khama, i cili kishte nxjerrë jashtë ligjit gjuetinë e trofeve për të pasurit në Botswana, para se pasuesi i tij Mokgweetsi Masisi të rivendoste në fuqi praktikën në 2019.

Me një imazh të elefantit të vrarë ai komentonte: “Ky ishte një prej elefantëve me dhëmbët më të mëdhenj, në mos më i madhi  në vend. Një elefant që operatorët turistikë e tregonin si një atraksion i vendit tonë, dhe tani është i vdekur”.

“Si mund të përfitojë vendi ynë nga kjo praktikë, papërgjegjësia dhe udhëheqja e keqe kanë çuar në zhdukjen e popullsisë së rinocerontëve, ndërsa tani kjo!”.

Botswana besohet se ka ende 130,000 elefantë, por vetëm një numër i vogël me dhëmbë të tillë mbeten gjallë.

Zëdhënësja e gjuetisë së ligjshme Debbie Peake justifikonte aktin duke thënë: “Të ardhurat nga trupi i tij do të ndihmojnë komunitetin. Kafsha kishte më herët një plagë plumbi kështu që ishte bërë më herët objekt i gjuetisë ilegale.”

Elefanti kishte kaluar moshën e tij të shumimit por duke qenë kafshë shumë inteligjente, më të vjetrit udhëheqin dhe edukojnë të rinjtë dhe janë thelbësorë që ata të përmbajnë zemërimin dhe agresionin e tyre duke hyrë në konflikt me njerëzit.

FOTO GALERI
2/4
Elefanti i famshëm besohet se ishte me moshë në të 50-at

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA