Kanabis i ndarë në doza gati për shitje, bien në pranga pesë persona në Lushnje (Detaje)

19/04/2022 16:32

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Lushnje, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në lagjen “Karbunarë”, u ndalua mjeti tip “Benz” me drejtues K. M. dhe pasagjerë B. K., J. S. dhe M. M. Gjatë kontrollit fizik, K. M. dhe B. K. iu janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Si pasojë, u arrestua K. M., 21 vjeç dhe B. K., 26 vjeç, të dy banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe shtetasit J. S., 29 vjeç dhe M. M., 17 vjeç, të dy banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, u arrestua edhe F. S. (K)., 45 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja lehtë me dashje” dhe ”Armëmbajtje pa leje”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMW” që drejtohej nga ai, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel