IuteCredit feston 7 vjetorin, CEO Akan Ajdini rrëfen të pathënat dhe risitë!

19/04/2022 16:35

Në 7 vjetorin e saj në Shqipëri, kompania estoneze e financave individuale, IuteCredit ka shpalosur shumë risi dhe lajme të mira për klientët e rinj.Ky 7 vjetor është kulmimi i një rrugëtimi sa sfidues aq dhe revolucionar në tregun e kredive individuale në Shqipëri, të udhëhequr nga IuteCredit.

Këtë rrugëtim na e rrëfen CEO i markës estoneze në Shqipëri, Z. Akan Ajdini.

Si nisi IuteCredit Albania?

Ajdini: Historia e IuteCredit në Shqipëri ishte përgjigja e duhur në momentin e duhur për nevojat e konsumatorit shqiptar për kreditim. Kur kthehem prapa në kohë, kujtoj degen e pare në Rr. e Durrësit në Tiranë, ku ne nje siperfaqe afro 30m2 sherbeheshin klientët, të cilët shpesh herë vinin edhe të zhgënjyer nga marrdhëniet e tyre me bankat apo institucione të tjera të ngjashme.

Sot IuteCredit është kudo dhe gjithçka në fare pak kohë. Si ndodhi?

Ajdini: IuteCredit bazohet thellësisht mbi përvojën e klientit. Vetë procesi i dhënies së një kredie është fillimisht një proces ndërtimi besimi, sesa financiar. Ajo çfarë identifikuam si nevojë imediate e klientëve ishte koha e dhënies së një kredie bashke me dokumentate kërkuara. Kështu, fillimisht vrapuam me kohën duke ofruar standardin e aprovimit të kredisë në një orë, më pas në 10 minuta dhe tani… vetëm 7 minuta dhe jo më shumë. E gjitha kjo sot vetëm me nje karte identiteti. Kjo besoj ka qenë një pikë e fortë në ndërtimin e atij besimi dhe në shndërrimin e IuteCredit në një institucion që vërtetë të mbaron punë. Sigurisht një bazë e mirë janë dhe partneritetet tona, te cilat filluan me dyqanet e celulareve dhe elektroshtepiakeve. Aktualisht rrjeti i IuteCredit në Shqipëri numëron mbi 200.000 klientë dhe mbi 1000 partnerë, një ndërmarrje e vërtetë dhe e gjallë njerëzore që shndërron dëshirat në plane konkrete.

Ajo çfarë pyetet shpesh herë në këtë industri, por edhe për IuteCredit është burimi i të ardhurave. Pra, ku i gjen lekët IuteCredit?

Ajdini: Po, kjo është një pyetje e drejtë te ciles unë gjithmonë dua t’i përgjigjem sepse rrjedhimisht do më kthejë te burimi jo vetëm i financave, por edhe i krenarisë për markën të cilën kam fatin të drejtoj, por edhe timen personale. IuteCredit Shqipëri është pjesë e një rrjeti i cili nisi në Estoni, por aktualisht shtrihet në Shqipëri, Bullgari, Bosnje & Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe në Moldavi ku së fundmi jemi bërë pjesë e rrjetit bankar me blerjen e “Energbank”. Ky zgjerim nuk vjen pa validim apo auditim ndërkombëtar. Gjatë këtyre 7 viteve, IuteCredit u anëtarësua në Bursën e Frankfurtitku u emetuan obligacione me vlerë 75 milione Euro, burimi kryesor ky i fondeve që jepen kredi. Ky ishte në vetvete një kulmim përpjekjesh dhe investimesh të mijëra profesionistëve. Siç mund ta kuptoni, në Bursën e Frankfurtit nuk të pranojnë pa skanuar mirë jo vetëm xhepat, por edhe mendjet e pronarëve. Vetë ky anëtarësim dha një hov të madh në financat tona. Bankat ne Shqiperi kane qene gjithashtu nje mbeshtetes I rendesishem I financimeve se bashku me investitorë të tjerë vendas te cilët morën pjesë në emetimin e obligacionit vendas qe tashme është maturuar. Vlen te theksoj se IuteCredit nuk merr para nga depozitat e publikut, ne nuk jemi Banke.

Çfarë e pret në vazhdim IuteCredit Albania?

Ajdini: Vrapi me kohën, gjithmonë vrapi me kohën.

Standardin që përmenda më herët, pra aprovimi i kredisë në 7 minuta, ne duam ta çojmë edhe më tej. Në këtë 7 vjetor mundësojmë dhënien e kredisë së parë falas, aplikacionin MyIute dhe shumë lehtësira në kujdesin ndaj klientit, por ajo çfarë unë konsideroj zhvillimin më të qëndrueshëm është konsolidimi i besimit duke vrapuar me kohën, me ndihmën e teknologjisë dhe digjitalizmit. Jemi duke zhvilluar shërbime te reja financiare me qellim ofrimin e një përvoje te jashtëzakonshme.Vizioni ynë është asistimi i klientëve në blerjen me kredi të absolutisht çdo gjëje dhe ne po i afrohemi çdo ditë e më shumë materializimit të tij.

 

Top Channel