Transformohet zona e ish-tregut elektrik, bulevard i ri për njësitë 1 dhe 2

18/04/2022 12:44

Bllokun në zonën e njohur si ish-Tregu Elektrik, në Njësite 1 dhe 2, është kthyer në një zonë pedonale për komunitetin.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky investim ka sjellë një ndryshim rrënjësor në Njësitë 1 dhe 2 në kryeqytet, duke rritur vlerën e pronës dhe shtuar hapësirën pedonale për banorët.

“Kemi fituar një bulevard, i cili ka nxjerrë në dritë, si pjesën e vjetër të Njësisë 1, edhe pjesën e re të Njësisë 2; ka rritur vlerën e pronës, ka dhënë hapësirë për fëmijët, që tani nuk kane pse luajnë mes makinave apo nëpër qoshe. Sot fëmijët kanë një hapësirë që mund të kthehet jo vetëm për xhiro çdo mbrëmje, por në një hapësirë që mund të ketë mundësi për tregun fermer, tregun fshatar në fundjavë, për aktivitete të ndryshme për komunitetin. Ky nuk është vetëm një urbanizim bazik, është në fakt rritje e vlerës së gjithë ekosistemit që jeton në këtë komunitet”.

Kryebashkiaku pohoi se, ndjesitë e tij, teksa inauguroi këtë bllok urban janë të përziera për faktin se pati vonesa për shkak të atyre që çdo investim të ri e shohin si rast për të hapur konflikt.

“Ikën tre vjet te Astiri, 30 vjet debat për sheshin “Skënderbej”, dy vite tek Pazari i Ri, një vit tek Kalaja, dy vite prapë sherr tek Liqeni, disa vite vazhdon ende sherri tek Bregu i Lumit. Pse duhet t’i bëjmë kaq shumë rezistencë urbanizimit, zhvillimit , progresit? Unë e kuptoj se disa e bëjnë për çështje votash, disa parti politike mundohen të perdorin çdo rast që ka një konflikt, por unë besoj se e kundërta është e vërtetë. Kush ka provuar të bëjë vota, duke vënë ne sherr zhvillimin e qytetit, kanë dalë të dështuar. Ne do përpiqemi të rikuperojmë kohën e humbur. Më vjen mirë që po punojmë shumë edhe për shkollat në këtë njësi”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA