Detaje nga grabitja në Kamëz/ Autori me pistoletë lodër, kërcënoi sportelisten. Ja shuma e grabitur

18/04/2022 14:47
Foto ilustruese

Rreth 100 mijë lekë është shuma e grabitur në filjalin e Postës Shqiptare mesditën e sotme në Kamëz.

Burime zyrtare thanë se autori, një person me kapuç dyshohet se kërcënoi me armë lodër sportelisten duke marrë prej andej shumën e parave.

“Rreth orës 14:20, në Kamëz, tek filjali i postës shqiptare, përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova”, një person me kapuç, e dyshohet se kishte dhe një pistoletë të vogël lodër, është futur në postë dhe i ka marrë pa dhunë sportelistes një sasi lekësh rreth 100 mijë lekë të reja, ose 1 miljon të vjetra dhe është larguar në këmbë.

Në vendngjarje janë shërbimet e policisë dhe vijon krehja e zonës, dhe kqyrja e kamerave për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.” thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA