“Gjithçka po dridhej”, banorët tregojnë momentin kur Lviv u sulmua me raketa

18/04/2022 17:41

Sulmi me raketa në qytetin e Lviv ka shkaktuar shtatë viktima deri më tani, ndërsa banorët vendas kanë mbetur të frikësuar.

U ndje si një tërmet”, thonë banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi.

Shërbimet e emergjencës nuk kanë lejuar që banorët t’i afrohen zonës së rrezikut, ndërsa vijojnë punën për shuarjen e flakëve.

Ne jemi në ankth, jemi bosh brenda. Pse ne? Nuk e kuptojmë se për çfarë është e gjitha“, u shpreh Myroslava, e cila ishte afër zonës ku gjatë sulmit.

Banorët e frikësuar nuk kanë ditur si të veprojnë në momentin kur sirenat e sulmeve kishin filluar të binin.

“Unë rashë, gjithçka po dridhej. Isha shumë e frikësuar. Unë jam me fat që kjo ishte vetëm vala dhe jo një raketë”, tha një banore e cila pati dëme në banesën e saj gjatë sulmit.

Autoritetet njoftuan se të paktën shtatë persona kanë mbetur të vrarë gjatë sulmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA