Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuara Emine Imeri dhe Valdete Idrizi, të cilat kujtuan mes lotësh eksodin e shqiptarëve të Kosovës.

Aso kohe vetëm 14 vjeç, Emineja tregoi se në mesin e “kolonës së tmerrit” ndodhej edhe një grua shtatzënë, të cilën e kapën dhimbjet e lindjes në mes të rrugës.

“Ka ardh një ushtar serb komplet i lyer në fytyrë dhe me atë shaminë në kokë. Erdhi dhe i tha burrit të asaj gruas të mos kishte merak se do e ndihmonin ata të lindte. E kanë marrë gruan afër një fshati në Pejë dhe kemi dëgjuar të bërtitura shumë të mëdha. Pas kolonës thanë që e kishte çarë me thikë”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA